Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji thotë se nuk ka besuar prej fillimit në negociatat mes dy palëve për të bashkuar Partinë Demokratike.
Sot u njoftua zyrtarisht se mes dy grupimeve nuk ka konsensus dhe negociatat dështuan.
Në një lidhje live për emisionin Opinion në Tv Klan, Salianji u shpreh se nuk patur vullnet që prej fillimit. Ai i konsideron “sebepe” për t’u ndarë të gjitha pretendimet e palëve.
“Edhe unë jam i surprizuar me shpejtësinë me të cilën shkuan palët në këtë vendimmarje. Jo vetëm që nuk kishte vullnet, por kishte vullnet të mbrapshtë për t’i hedhur hi syve publikut. Sot është hapi i parë dhe besoj do vazhdojë me hapat e tjera. Kryesia e PD zyrtare ka që një mbledhje që kur ka dhënë dorëheqjen ai që ishte dhe nuk mblidhet më.
Ky është një sebep kot. Unë po them që ka interes të dyanshëm, nuk mund të ecet me prepotencën e një tiranie të shumicës dhe lëshon ai që është më i madh. Nga ana tjetër duke bërë lëshimet, do vinin këto teknikalitetet e tjera, fakti që pa shkuar te këto gjenden sebepet për t’u ndarë mendoj që është një lojë e plotë”, u shpreh Ervin Salianji. /
/e.d