Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi e zunë poshtë disa materiale inerte që u rrëzuan nga lartësia.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji” në Tiranë në një objekt në ndërtim. Sipas policisë, materiale inertesh ranë nga lartësia e pallatit duke zënë poshtë punëtorin e objektit, V.L. rreth 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/e.d