Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një automjet në lagjen “18 Tetori” këtë mbrëmje në Lushnjë.
Lënda plasëse është vendosur në makinën e parkuar në oborrin e shtëpisë së Altin Lamces.
Lamce është tregtar në tregun e fruta-perimeve të qytetit.
Në momentin e shpërthimit, në banesë kanë qenë të pestë pjesëtarët e familjes, por fatmirësisht nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale./gazetashqip/
/e.d