Pas takimit me fermerët në Dvoran të Korçës, kryeministri Edi Rama ka akuzuar mediat se po tregojnë gjysmë të vërtetën. Për fermerët që hedhin prodhimet e tyre, Rama thotë se janë një pakicë e vogël e atyre që kontribuojnë në rritjen e eskporteve tona.
“Ja fytyra e gënjeshtrës më të madhe: Gjysëm e vërteta! Këta fermerë janë realë, por s’janë të gjithë fermerët e Korçës, po një pakicë e vogël e atyre që kontribuojnë në rritjen e eksporteve tona! Mirëpo këta të dytët s’kanë vend në kanal/portalet e gjobaxhinjve kundër qeverisë!” – shkroi Rama.
Ditën e sotme, Rama ishte në takim me fermeret ne Dvoran e paralajmëroi se ata që do ta lënë tokën djerrë do të kenë super taksim, çka do të thotë do t’iu vendoset një taksë shumë e lartë nëse nuk e punojnë tokën vetë, ose t’a japin me qira.
Ndalur në arritjet e bujqësisë, Rama tha se ky sektori ka njohur arritjet më të mëdha këtë vit, por ende nuk është në nivelin ku qeveria synon ta çojë sektorin e bujqësisë. Vetëm këtë vit, kreu i qeverisë theksoi se për bujqësinë është dhënë një fond prej 50 mln dollarë, fondi më i lartë i dhënë ndonjëherë për bujqësinë./m.j
Ja fytyra e gënjeshtrës më të madhe: Gjysëm e vërteta! Këta fermerë janë realë, por s’janë të gjithë fermerët e Korçës, po një pakicë e vogël e atyre që kontribuojnë në rritjen e eksporteve tona! Mirëpo këta të dytët s’kanë vend në kanal/portalet e gjobaxhinjve kundër qeverisë! pic.twitter.com/uimGmGi3lH
— Edi Rama (@ediramaal) November 1, 2022