Qeveria e Kosovës ka ndarë 70 mijë euro për organizimin e festës së tetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2016. Këto mjete janë ndarë për punën e Këshillit Organizativ për shënimin e tetë vjetorit të pavarësisë, i cili Këshill do të udhëhiqet nga ministri i Kulturës, Kujtim Shala.
Në përbërje të këtij Këshilli do të jetë edhe një përfaqësues nga Ministria e Forcës së Sigurisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, një përfaqësues i Zyrës së kryeministrit. Në këtë këshill do të jetë edhe një përfaqësues nga zyra e Presidentes, nga zyra e kryetarit të Kuvendit, Komuna e Prishtinës, etj.