Raporti i KE-së për Shqipërinë ka treguar një përmirësim dhe progres në shumë kapituj dhe në kritere krahasuar me vendet e tjera të rajonit.
Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka veçoi reformën në drejtësi por megjithatë duhet më shumë bashkëpunim për reformat integruese.
Në lidhje me raportin e KE, ai është dokumenti ndërkombëtar më i qenësishëm. Është një dokument vlerësimi nga një ekip ekspertësh.
Në mënyra të qartë. Raporti shprehet s, vendi ka bërë progres nga 32 deri në 33 kapitujt e negociatave si dhe në 3 kritere. Nëse e krahasojmë me Maqedoninë e Veriut, vihet re se Shqipëria në shumicën e kkapitujve perfiormon më mirë dh eka bërë progres krahasuar dhe me vendet e Ballkanit.’
Veçanërisht në zbatimin e konsolidimin e Reformës në Drejtësi. Në raport konstatohet roli i pazëvendësueshëm i parlamentit. Miratimi me consensus në parlament shtyrja afateve të vettingut një lajm I mirë. Më shumë bashkëpunim për reformat integruese- tha Dhuka.
Ndër të tjera, Dhuka theksoi edhe procesin screening i cili ndihmoi në fazën përgatitore të negociatave.
‘Më 15 shtator nisi zyrtarisht proccesi screening, apo faza përgatitore e negociatave që kalon në dy shina, takime shpjeguese, ku komisioni europian përmes drejtorive të ndryshme I shpjegon Shqipërisë direktivat dhe aki që komisioni ka miratuar në periudhën 20-22’. Shina e dytë janë takimet bilaterale, ku Shqipëria është ajo që paraqet një pasqyrë të gjendjes së vnedit përkundrejt detyrimeve që burojnë nga akit e BE. Në muajin shtator u zhvilluan takimet për kapitulli 5 prokurimi publik. Në datën 16 shtator, kapitulli 18, statistikat. Në dt, reforma në në administratën publike… Në 20 shtator kriteri ekonomik…Në 22-23, kapitulli 24, drejtëisa, liria, siguria, KRiteri politik më tutje, Kapuitulli 23, gjyqësori dhe të drejtat themelore’- tha Dhuka.
/s.f