Policia shqiptare ka arrestuar gjatë natës 45-vjeçarin Spartak Dyrmishi i kërkuar nga Greqi për përdhunim. Pas komunikimeve të shumta ditën e djeshme mes Ministrit grek të Mbrojtjes Takis Theodorikakos me homologun e tij, ministrin Bledi Çuçi në lidhje me arratisjen e Dyrmishit që akuzohet se ka përdhunuar një vajzë në zonën e Paleo Faliro në shtetin helen, policia e Vlorës ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin gjatë natës.
“BalkanWeb” ka siguruar pamjet nga aksioni i policisë për kapjen e Dyrmishit, i cili akuzohet se përdhunoi një 34-vjeçare në Paleo Faliro dhe tentoi të përdhunonte një tjetër 24-vjeçare në të njëjtën zonë.
Mediat greke ngritën dyshime se pas kryerjes së krimit 45-vjeçari u arratis drejt Shqipërisë të enjten e kaluar, duke kaluar në pikën kufitare të Kakavijës.
45-vjeçari Spartak Dyrmishi raportohet se është i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve të mitur të cilët jetojnë në Shqipëri së bashku me nënën e tyre, ndërsa ai jetonte në Greqi me nënën e tij.
Sipas raportimeve të mediave greke ai kishte probleme të theksuara me alkoolin, gjë e cila është përmendur edhe nga viktima e tij e cila deklaroi se gjatë aktit të rëndë ai vinte era alkool.
/e.d