Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se nuk është dakord që të zhvillohen sondazhe në të gjithë vendinm ose në 50 % të zonave në vend të “Primareve”.
Komentet Berisha i beri në Euroneës pas deklaratave të Bardhit, ku tha se as paratë nuk dalin për të realizuar një gjë të tillë.
Ai shtoi se zgjidhja do të gjendet dhe sipas tij, grupi i Alibeajt ka mundësinë të dalë edhe si fraksion më vete.
“Tek primaret ne nuk lëvizim. Sepse “Primaret” janë ato që sjellin ndryshimin rrënjësor. Duhet të jetë milionere ajo forcë politike që të bëjë polle në gjithë Shqipërisë sepse nuk kemi para.
Në qoftë se përcakton vota përcakton vota. Minimumi 1 milion euro. Urdhëro bëjmë polle aty ku mund të bëjmë, por “Primaret” duhet të respektohen. Nuk mund të them që një poll është i barazvlefshëm me votën se përndryshe nuk bëheshin zgjedhje pastaj.
Mundet që Edi Paloka të ketë bërë propozimet e tij, por nuk mundet që polli të zëvendësojë votën. Unë jam i bindur që gjendet rruga. Po the unanimitet e bllokove. Këtu s’ka asgjë kundër tyre në thelb. Por ata mund të dalin edhe si fraksion edhe unë do i respektojë ata./m.j