Belind Këlliçi, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, garantoi se primaret në Partinë Demokratike do të jenë një proces i vërtetë dhe serioz.
Kur u pyet nëse mund t’i shpëtojë hijes së Sali Berishës në këtë garë, Këlliçi u shpreh: “Sali Berisha nuk është kandidat për kryetar bashkie, është kryetar i PD-së. Ky është një proces që e vendos anëtarësia, simpatizantët dhe ata që duan të bëhen pjesë e procesit.
Ju garantoj që do të jetë një garë model, do të ketë kandidatura serioze. Gjykoj që të gjithë po hyjnë me besimin absolut që do të jetë një proces serioz. Është proces i vërtetë, askush prej nesh nuk ka hyrë për të bërë sikur.
Është garë e gjithëpranuar dhe uroj që të mos kemi asnjë incident deri në fund, edhe pse po tentohet që të anatemohen primaret”.