Detaje të reja janë bërë me dije mbrëmjen e sotme lidhur me atentatin e nodhur një natë më parë në Tiranë.
Njoftohet se 39-vjeçari Briken Sanaj po i udhëtonte nga Lezha drejt Tiranës, me makinën e vëllait të tij.
Sipas mediave, mësohet gjithashtu se pista kryesore e hetimeve është hasmëria dhe bazuar në këtë pistë grupi hetimor ka ngritur dyshime që autorët mund të kenë ngatërruar edhe objektiv pasi 39-vjeçari po udhëtonte me makinën e vëllait.
39-vjeçari është vëzhguar nga autorët prej ditësh duke pasur të qartë edhe itinerarin dhe lëvizjet me makinën tip Audi që përdorej nga 39-vjeçari. Dyshohet se vrasja është kryer nga vrasës me pagesë. Autorët dyshohet se janë tre persona.
Një person ka kryer ekzekutimin pak metra larg banesës së 39-vjeçarit, ndërsa personi tjetër e priste pak metra poshtë vendit të ngjarjes në rrugën kryesore jashtë rezidencës së “Kodrës së Diellit” me një mjet tip Benz dhe më pas në Qafë-Kashar e kanë djegur mjetin tip Benz, aty ku i priste një person tjetër me një automjet tjetër me të cilin janë larguar.
/e.d