Gjatë konferencës së përbashkër për mediat pas përfundimit të takimit Meta-Kukkan-Fleckenstein-Kukan, ky i fundit u pyet nga gazetarët edhe mbi takimin që zhvilloi me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Pyetjes nëse ka qëndrime të ndryshme midis lkiderit historik dhe drejtuesit aktual të PD, Kukan i’u përgjigj kështu:
“E kuptoj se çfarë doni të thoni me pyetjen tuaj. Arsyeja përse e takova zotin Berisha është shumë e thjeshtë. Kjo për arsyen se kur Berisha ka qenë kryeministër, unë dhe ai kemi bashkëpunuar ngushtë me njeri-tjetrin, për të paktën 5 vite kur unë isha kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për çështjet e jashtme. Jemi takuar atëherë shumë shpesh. Edhe tani, që zoti Berisha nuk është më në krye të politikës, unë nuk e kam harruar atë dhe doja që takoheshim, të bisedonim, të dëgjonim njeri-tjetrin. Por gjithsesi unë nxjerr konkluzionet e mia. Kur kam një mik nuk dua ta harroj”, tha Kukan.
Pas eurodeputetit mori fjalën sërish kryeparlamentari Meta i cili tha të mos bëhet diversion. “Mos bëni diversion mes meje e zotit Rama apo mes zotit Basha dhe zotit Berisha”, ka thënë Meta.