Edhe pse ai nuk është më trajneri i asnjë ekipi të madh, emri i tij vijon të përflitet shumë nëpër media, jo vetëm për ofertat apo ekipin e ri të futbollit që do drejtojë, por edhe për veprimtarinë private.
Hoze Mourinho di s’i të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.
Këtë herë e ka bërë duke u shfaqur në një video, duke drejtuar modelin e ri të automjetit “Jaguar”.
Deri këtu gjithçka duket krejt normale, nëse mjeti nuk do të rrrëshqiste sipër një liqeni të ngrirë.
Mourinho ka treguar karakterin e tij të fortë në drejtimin e ekipeve të futbollit, dhe me sa duket vendosmëra e tij nuk e tremb të testojë mjetin sipër një liqeni të ngrirë ku akulli mund të rrezikojë të thyhet.
Ndiqeni videon: