Gjatë debatit në Kuvend për punën e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale”, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha në kundërpërgjigje te deklaratave të opozitës se reforma që u bë 8 vite më parë ishte goli më i bukur i mazhorancës qeverisëse.
“Në lidhje me autogolin, pa diskutim si ministër mendoj që reforma territoriale ka qenë goli më i bukur i kësaj maxhorance në qeverisjen e parë për të ardhmen e Shqipërisë.
Unë këtu thashë që parlamenti në një moment të caktuar e merr një reformë për të parë se çfarë është bërë, kjo është gjëja më normale”, deklaroi ministri Çuçi.
Në cilësinë e ministrit që përgjigjet për pushtetin vendor, por edhe si hartues i reformës në vitin 2014, Çuçi ka bërë një paraqitje të plotë të efekteve pozitive që ka sjell ndarja e re territoriale me 61 bashki./m.j