Bora Zemani është si magnet për vëmendjen e publikut. Moderatorja më e përfolur e momentit u bë kryefjalë e mediave rozë disa ditë më parë, teksa u aludua për një shtatzëni të mundur.
Mirëpo këto spekulime i hodhi poshtë ajo vetë, të premten që lamë pas gjatë “Dancing With The Stars”, ku u shpreh:
“Më thanë që e kam çun. Për momentin jo, nuk jam shtatzënë…” Deri muajn tjetër prisni për një përgjigje tjetër.”
Me këtë deklaratë, Bora sërish la një shteg të hapur për aludime.
Së fundmi burime për “Prive” kanë deklaruar se zgjerimi i familjes nuk është në planet e afërta të moderatores. Vetëm nëse ndonjë surprizë ndodh rrugës, pas ribashkimit të bujshëm me Donald Veshajn.
Kujtojmë që Borës këtë sezon të ri televiziv, iu premtua moderimi i “Dancing With The Stars”. Më herët ajo ka prezantuar programin e dashurisë “Për’puthen.”
Viti që lamë pas ishte shumë intensiv për moderatoren edhe nga ana personale. Ajo u përfol kudo në rrjet për marrëdhënien e saj me Donald Veshajn. Dyshja lanë pas gjithçka dhe sot janë së bashku.
Pasi u shfaqën vazhdimisht së bashku në sytë e publikut dhe pasi mikesha e tyre Semi ‘konfirmoi’ ribashkimin me një foto, Bora dhe Donaldi s’kanë ç’të fshehin më. Ata kanë morën një “hap të rëndësishëm” në marrëdhënien e tyre, duke i lejuar të gjithë ta marrin vesh se janë bashkë.
Pas shumë muajsh, Bora dhe Donaldi nisën të ndiqeshin sërish në Instagram dhe ky veprim u mor gjithashtu si konfirmim i romancës. Por vetë Bora vendosi të thojë fjalën e saj, duke postuar foton e parë krah aktorit në rrjetet sociale.
/e.d