Klement Ndina, 48 vjeç është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata e Përmetit. Ai akuzohet për rrahjen e Kostandin Xhallos, 35 vjeç me mjete të forta si leva ndërsa ndihmohej nga i biri 25 vjeç.
Xhallo ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndonëse prokurori Asllan Bajrami kërkoi ‘arrest me burg’, gjyqtarja Yrvete Shkreli vendosi masën ‘arrest shtëpie’.
Përveç Xhallos, babë e bir kanë rrahur dhe 2 persona të tjerë duke iu shkaktuar dëme të rënda. Gjithashtu, gjykata vendosi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, 45-vjeçarin Gj. B., i cili ndihmoi Klement Ndinën të largohej nga vend i ngjarjes pas sherrit.
Sherri mes tyre u regjistrua dy ditë më parë, ndërsa policia iu sekuestroi në momentin e arrestimit 15 700 euro, 1753 dollarë, shuma të tjera parash në valuta të ndryshme, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 aparate celulare.
/s.f