Sali Berisha në një konferencë për mediat është shprehur se Edi Rama është një armik i egër i votës së lirë të shqiptarëve dhe se në Dibër ka folur përsëro për plaçkitje të votave.
“Edi Rama është një armik i egër i votës së lirë të shqiptarëve. Dje nga Dibra ai u zotua sërish në një shou festiv, foli përsëri për plaçkitje të votave.
Të përdorësh një shou festiv për t’u zotuar se do plaçkitësh votat, sfidon çdo shqiptar që beson te vota e lirë, dhe i mobilizon ata por të dhënë përgjigjen që meriton: armik i votës së lirë.
Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga zyra dhe të japë dorëheqjen edhe për aferën e madhe të Butrintit. Ai shpartalloi parkun e Butrintit vetëm për interesat e veta dhe të oligarkëve të tij”, ka thënë Berisha.
Gjithashtu Berisha shprehet se kërkon dorëheqjen e Edi Ramës sepse ai është bërë zëdhënës i vëllezërve Kaliç të Vuçiçit.
“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë sepse ai është bërë zëdhënës i vëllezërve Kaliç të Vuçiçit. Në emër të interesave të tyre, ai po mbyll dhe po falimenton të gjithë industrinë e birrës të krijuar këto 30 vite në Shqipëri, duke lënë pa punë mijëra familje, të cilat jetojnë duke punuar në sektorë të kësaj industrie.
Këtë e bën direkt vetëm për interesa në kuadër të Ballkanit të Hapur, për interesa të vëllezërve Kaliç, të sanksionuar.
Edi Rama duhet të japë dorëheqje për mega-aferën e tmerrshme të portit të Durrësit, që ka përfunduar përsëri në ortakëri me Aleksandër Vuçiç”, ka përfunduar Berisha.
/a.r