Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga puna që po vijon në kantierin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.
Nga pamjet shihet se ka përfunduar shtresa e parë e pistës së aeroportit.
Sipas të dhënave të projektit, aeroporti do të shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh. Nga këto 16.000 m2 do të jetë zona e terminalit të pasagjereve. Parkingu i avionëve do të jetë 46.690 m2 nga të cilat 32.000 m2 do të jenë për pozicionet e avionëve (12 vendqëndrime).
2000 m2 do të jetë sipërfaqja e shërbimit zjarrfikës.
/a.r