Analisti Kreshnik Spahiu ka lëshuar deklaratën e fortë duke thënë se kreu i PD-së Sali Berisha, i ke eliminuar duke i larguar nga partia të gjithë rivalët e tij.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu theksoi se nuk është rastësi Eduart Selami iku jashtë Shqipërisë, Azem Hajdari u vra në oborrin e selisë së PD ndërsa Gramoz Pashko e Sokol Olldashi vdiq në aksident vetëm dy javë pasi kishte hedhur kandidaturën për kreun e partisë.
“Berisha zgjodhi Olldashin që në çdo kohë mund të largonte. Berisha e vuri kur i duhej dhe e hoqi kur i duhej. Berisha ka eliminuar të gjithë rivalët brenda partisë së tij. Ajo parti ka pasur 331 themelues dhe sot në atë parti është vetëm 1 dhe janë eleminuar 330 të tjerë. I eliminoi Berisha me kohën. Nuk po them që i eliminoi të gjithë fizikisht, por duke i larguar nga partia.
Eduart Selami iku jashtë Shqipërisë, Azem Hajdari u vra në një pritë në oborrin e PD-së, Gramoz Pashko vdiq në aksident dhe Sokol Olldashi vdiq në një aksident dy muaj pasi hodhi kandidaturën për kreun e PD-së. Mund të them se kjo nuk është rastësi.”- tha ai.
/a.r