Një mësuese e një shkolle të mesme në Olathe, në SHBA, ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një nga studentët e saj. Jeana Marie Fleming, 33 vjeçe, u shpall fajtore nga gjykata për marrëdhënie seksuale të paligjshme.
Fleming dhe studenti 16 vjeç, patë marrëdhënie në dhjetor të vitit 2014. Në bazë të ligjit të Kansas-it quhet krim kur mësuesja kryen seks me një student të së njëjtës shkollë edhe pse ai mund të jetë mbi moshën e lejuar.
Sipas, prokurorëve student tregoi historinë e tij me mësuesen tek autoritetet e shkollës në maj të vitit 2015. Ai tregoi se kishin pasur marrëdhënie në apartamentin e saj.
Vetë mësuesja pranoi një gjë të tillë dhe tashmë asaj do t’i hiqet licenca e mësimdhënies, gjithashtu emri i saj do të futet tek abuzuesit seksualë. Seanca e ardhshme dëgjimore është caktuar më 12 prill.