Kryetari i opozitës Lulzim Basha zhvilloi një takim me dy eurodeputetet Fleckenstein dhe Kukan në selinë e Partisë Demokratike. Pas takimit Basha dha një deklaratë të shkurtër për mediat ku bëri me dije se në fokus të diskutimeve ishin 3 çështje, Reforma në Drejtësi, Dekriminalizimi dhe Reforma Zgjedhore. Basha tha se informoi partnerët për tentativën që sipas tij po bën kryeministri Edi Rama për të marrë peng sistemin e drejtësisë.
“Diskutuam për Reformën në Drejtësi, Dekriminalizimin dhe Zgjedhjet.
Për Reformën në Drejtësi përsërita qëndrimin e opozitës për bashkëpunim me mazhorancën për të gjetur konensusin. Theksova rëndësinë që merr rëndësinë që merr dialogu politik, që për një 1 vit e gjysëm kryeministri nuk i është përgjigjur ftesës së opozitës për të gjetur konensusin për ti dhënë shqiptarëve një reformë që pastron sistemin nga gjyqtarët e korruptuar.
Së dyti, diskutuam për dekriminalizimin. Theksova faktin se ligji dekriminalizimit po sfidohet pa nisur punën, përmenda rastin e Arben Ndokës që u bë emblemë e kauzës së dekriminalizimit, që sot është figura kryesore e PS në Lezhë, dhe kërcënon një deputet.
Rama po vijon të përdorë këta individ dhe po i armatos me pushtet politik. Lidhja krim, para pushtet vijon të jetrë e fuqishme te Edi Rama. Dhe ky është element që kërkon ndjekje të vazhdueshme”, tha Basha.