Gjatë interpretimit të saj në ngjarjen më të madhe sportive në SHBA, “Super Bowl”, Beyonce Knowles padyshim ishte atraksioni kryesor, por gati askush nuk e ka vërejtur se ajo për pak nuk është rrëzuar në skenë.
Derisa po interpretonte këngën e saj më të re, “Formation”, Beyonce kishte vështirësi që të ngrihet pasi ishte përkulur, çka ishte pjesë e performancës së saj. Ajo për një moment e kishte humbur orientimin dhe dukej se do të rrëzohej prapa, por ajo më pas ka bërë një veprim i cili i ngjan atij të James Bondit.
Jo vetëm që ka arritur të kthehet në këmbë brenda gjysmë sekonde, por ka arritur të vazhdoj të vallëzoj me grupin e saj përcjellës, duke mos e lëshuar asnjë lëvizje të vetme. Thonë se kjo është dëshmia më e mirë se Beyonce është mbretëreshë e vërtetë e skenës. Skenën mund ta ndiqni nga sekonda e 58-të.