Një tragjedi ka ndodhur natën në Agia Fotia Lasithi në Kretë, ku një grua nga Çekia humbi jetën, ndërsa u plagos rëndë djali i saj 9-vjeçar.
Sipas informacioneve të neakriti.gr, një copë shkëmb është shkëputur dhe ka rënë, duke shkatërruar një apartament me qira në shpatin e Agia Fotia Lasithit në Ierapetra.
Nga shembja e objektit humbi jetën 45-vjeçarja. Operacioni i Zjarrfikësve ishte shumë i vështirë ndërsa u bë e mundur nxjerrja gjallë e djalit, që mbeti i bllokuar nën rrënoja.
E pabesueshme është fakti se kryefamiljari e pa të gjithë skenën nga pjesa tjetër e apartamentit duke mos pasur mundësi që të bëjë asgjë.
/s.f