Kreu i Gardës Revolucionare Iraniane, gjeneral Hossein Salami, ka deklaruar se e shtuna është dita e fundit e protestave që kanë nisur në vend që me vdekjen e 22 vjeçares kurde, Mahsa Amini, që ishte në mbrojtjen e policisë së moralit.
“Mos dilni në rrugë! Sot është dita e fundit e protestive…Ky plan djallëzor është i krijuar në SHBA dhe regjimin sionist…
Demonstratat po cilësohen si sfida më e madhe ndaj regjimit iranian që nga viti 1979 dhe forca të Gardës kanë zbritur në rrugë që me nisjen e tyre.
Salami ka folur gjatë një funerali të një prej viktimave të Shtetit Islamik/m.j