Në Rrugën e burgut në Durrës dritat rrinë ndezur gjatë ditës. E njwjta gjë edhe në Shkodër, në kulmin e fushatës për kursimin e energjisë elektrike.
Në Ndërmenas një qytetar bredh me biçikletë me fëmijën të futur në koshin e saj.
Në Plazhin e Durrësit kanë gjetur një mënyrë të re fitimi, duke vënë në dispozicion përdorimin e tualetit me një euro.
Plehrat kanë rrethuar shkollën “Gjon Buzuku” në Tiranë.
Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”./m.j