Në Peshkopi, Kryeministri Rama u ndal mëngjesin e sotëm në një takim me njerëz që kanë ngritur investimet e tyre në agroturizëm.
Mes tyre, ishte dhe shembulli i një mësuesi që ishte zhvendosur nga Tirana në Lurë ku po ngre bujtinën e tij. Ai rrëfeu para kryeministrit se si fillimisht ishte skeptik për mbështetjen që do merrte nga AZHBR për bujtinën, me frikën se do i kërkohej rryshfet. Por në fakt, siç tregon ai, i rezultoi krejt e kundërta.
“Unë nga Lura. Jam një nga ato mësues që kisha ardhur nga Tirana për të kontribuar në Lurë bashkë me time shoqe. Erdhe te shpia ime dhe më the për bujtinë “jepi krahë, ndërtoje kullën”. Unë bëra një mini kullë dhe sot jam pjesë e IPARD-it.
Kam marrë mbështetje në 420 milion lekë të vjetra dhe kur kam shkuar të firmos kontratën kam patur frikën ku do t’i gjej unë 80 milionë lekë për t’i dhënë ministrit apo drejtoreshës. Por më është kërkuar vetëm një sheqerpare kur të vij të inaguroj bujtinën”, rrëfeu ai.
“Atë do e bëj, po gjej miellin e Dibrës dhe do zoti, vini dhe ju ta provoni”, i tha banori Kryeministrit./m.j