Një ngjarje e ndodhur në Universitetin e Vlorës duket se është zbardhur, ndërsa policia ka arritur të kapë edhe autorin. Bëhet fjalë për dhunimin e pedagogut E.H, i cili është goditur me grushta më datë 26 janar të këtij viti.
Policia njofton se për ngjarjen është arrestuar Kujtim Cakrani, ndërsa materialet dhe provat i kaluan prokurorisë.
Dhunuesi i pedagogut të Vlorës akuzohet tashmë për goditje për shkak të detyrës. Ndërkohë, motivi i ngjarjes së ndodhur në rrugën ‘Isa Boletini’ mbetet i paqartë.