Partia Socialiste e ka nisur ndryshe këtë të hënë mbledhjen e saj të grupit parlamentar, teksa të pranishëm kanë qenë edhe ministrat, të cilët kanë raportuar për punën e tyre, një kërkesë kjo e artikuluar nga deputetët socialistë. I pari që ka ardhur në mbledhje ka qenë vetë kryeministri Rama, i pasuar disa minuta më vonë nga Ministri Tahiri.
Kërkesës së deputetëve për të raportuar mbi punën e tyre i është përgjigjur Ministri i Shëndetësisë Beqaj, ai i Ekonomisë Ahmetaj si dhe Ministri Energjitikës dhe Idrustrisë Gjiknuri.
Mbledhja e grupit të PS ka nisur rreth orës 13, ndërsa rreth 40 minuta më vonë, Kryeministri ka dalë nga mbledhja, për shkak të axhendës së tij të punës, e cila parashikon takimin e tij me eurodeputetët.
Ndërkohë më pas fjalën e ka marrë deputeti socialist Ben Blushi i cili ka paraqitur një dokument 10 faqësh ku ka treguar të gjitha shkeljet e statuti të PS. Prej kohësh tashmë Blushi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kreun e PS, teksa ka akuzuar disa herë Kryeministrin dhe njëkohësisht kryetarin aktual të PS-së Edi Rama se është shndërruar në një paranojak qe ka frike te beje zgjedhje brenda partise me te madhe te se majtes.
“Ligji për partitë politike në Shqipëri është shkelur në thelbin e vet. Vërteton që fryma e kushtetues së Shqipërisë është shkelur. Ku është shkelur? Keni parasysh që partitë politike ndërtohen mbi disa parime. Parimet burojnë nga të drejtat tona në Kushtetutë. Është parimi i mbledhjes, i zgjedhjes, parimi i papajtueshmërisë së mandateve, këtu nuk merret vesh. Gjysma e anëtarëve të kryesisë janë ministra, sekretarë, mandate të papajtueshme. Parimi i llogaridhënies. Ky debat brenda PS-së nuk është debat i brendshëm. Është një debat themelor. Nëse partitë politike nuk janë të hapura demokratike, kthehen në biznes privat dhe fusin njerëz me të shkuar kriminale.”- deklaroi Blushi.
Blushi dhe te tjeret! Pergjigjen e ka dhene Gazeta SOT, ku thote se sikur edhe nje njeri ta hedhe Ramen ne gjyq ,gjykata eshte e detyruar te marre vendimin, qe Rama te jape doreheqjen dhe te zgjidhet ben Blushi! Historira all shqiptarce! Ne dy numrat e fundit Gazeta Sot shkruan se:- gjykata ka te drejte te denoje Edi Ramen se ka shkelur statutin! Bile ka pyetur edhe Kristaq Kumen dhe disa juriste te tjere qe e mbeshtetin mendimin e Z.Majlinda Keta dhe Gazetes SOT! Te roni vete SOT dhe perpiquni t’i sherbeni Berishes ose politikes sa me shume!