Nga Ylli Pata
Të dhënat e sistemit TIMS në Shqipëri nuk i nxorën për herë të parë hakerat e shërbimit sekret iranian. Në të gjithë këto vite, të thëna për dalje hyrjet jo vetëm të zyrtarëve, por edhe njerëzve të tjerë që janë dashur të shantazhohen, janë publikuar vazhdimisht nga media të ndryshme që janë mbështetëse të opozitës.
Sali Berisha dhe Ilir Meta, i kanë pasur dhe i kanë të gjitha mekanizmat ligjore e ekstraligjorë, për të siguruar transkriptimet e TIMS sa herë duan.
Ilir Meta, deri pak muajsh ka qenë President i Republikës, e si i tillë ka pasur akses të drejpërsëdrejti në sistemin e sigurisë, ndërkaq, që çdo deputet i Kuvndit mund të marrë si me kërkesë, apo edhe me interpelancë të dhëna mbi hyrje daljet e çdo zyrtari të qeverisë. Por nga ana tjetër, ka mjaft zyrtarë të policisë së shtetit, shërbimit informative të shtetit, apo edhe prokurorë, që siç e kemi parë këto vite, kanë shërbyer si informatorë apo bashkëpunëtorë të aksioneve politike antiqeveritare të Berishës dhe Meës.
Edhe këto të dhëna që janë komentuar sot nga Berisha, vetëm pak kohë më parë janë debatuar sërish, e pothuajse të njëjtën përgjigje kanë marrë nga Edi Rama.
Po përse e bën Berisha këtë gjë, për të rritur një sentiment që të shtojë njerëzit në protestën e shpallur të 12 nëntorit? Vallë kaq i varfër n ëide e fantazi ka një opozitë, kur ndaj një qeverie mund të ketë njëmijë e një arsye apo edhe ide për të kudnërshtuar e protestuar?
Në fakt, e gjitha duket më shumë se kaq, e kjo vihet re sapo hap mediat iraniane, të cilët prej vitesh kanë edhe edicionet e tyre në gjuhën shqipe, të cilat e potencojnë aksionin politik të Sali Berishës, i cili i është referuar hakerave të ajatollahëve.
Të cilët o përjetojnë një revolucion real në Iran, ku rinia dhe gratë e atij vendi të madh, janë ngritur e po protstojnë ditë për ditë kundër një regjimi, i cili vendos edhe si duhet ta vendosë shaminë një vajzë apo grua.
Prej dy muajsh, Irani është një vend ku protestohet papushim, thuajse në të gjitha qytetet, ku ajka e këtyre protestave janë rinia dhe studentët. Të cilët duan të rrëzojnë një regjim agresiv dhe të atrofizuar, që drejtohet nga një grup pleqsh të mbaruar.
Filozofi më i kuotuar bashkohor, Francis Fukuyama, theksoi para pak ditësh se “Regjimi udhëhiqet nga një grup i vogël pleqsh, qëndrimet shoqërore të të cilëve, siç vlerëson ai, janë disa dekada mbrapa”.
I gjendur në vështirësi, Teherani është marrë peng nga Putin, i cili e ka detyruar që të bëhet palë e konfliktit të Ukrainës me dronët e tij dhe njerëzit që i përdorin.
Kështu që faktorizimi i të dhënave të “Homeland Justice” që nuk është gjë vçse sektori kibernetik i shërbimit sekret Iranian, thjesht se kuoton hakerat e ajatollahut.
E kjo bëhet herë pas here në periudha të caktuara, duke lëshuar spruce antiperëndimore siç ndodhin britmat e ish-ministrave të Metës kundër Yuri Kim e SHBA, apo të mbështetësve mediatikë të tyre, e deri tek relativizimi i betejës në Rusi për interesa politike të ditës.
Një opozitë normale e alternative, që nuk dëshiron të ketë alancë me një vend agressor ndaj Shqipërisë si Irani, thjesht, nuk ka përse ta lidhë betejën e ditës me axhendën apo betejën që vjen nga Teherani.
Pasi, duhet theksuar të dhënat e TIMS, Sali Berisha mund t’i sigurojë brenda pak kohësh, qoftë në mënyrë zyrtare, apo pirate nga njerëzit që ka kudo në institucionet që e kanë këtë mundësi, apo edhe mund të paguajë për to.
Në gjithë këto vite, këto të dhëna kanë dalë sa herë opozita ka dashur, amdje janë bërë dhe beteja politike brenda dhe jashtë parlamentit. Por kjo duket se ka një tjetër lidhje, e kjo lidhje është piëkrisht intervista e Gabriel Escobarit para disa ditësh, e cila më shumë ju drejtua alatëve të Sali Berishës s atij vetë…