Një yll Tik Tok-u vrau të dashurin 21-vjeçar të nënës së saj pasi ai e shantazhonte me publikimin e një kasete seksi.
Saqib Hussain dhe shoku i tij, Mohammed Hashim Ijazzudin, të dy 21 vjeç vdiqën nga përplasja e makinës së tyre në një pemë pasi Mahek Bukhari me miqtë e saj i “ngritën kurth”, thanë prokurorët.
23-vjeçarja Bukhari i premtoi mamasë së saj, Ansreen, në një mesazh se Hussain “nuk do e dinte cila ditë do ishte. I riu ndodhej prej 3 vitesh në një marrëdhënie me Ansreen, por kur ajo i kërkoi ndarjen, e kërcënoi se do i tregonte bashkëshortit dhe familjarëve të saj një kasetë seksi që kishin bërë.
Juria u informua që Mahek e tërhoqi Hussain drejt një kurthi duke i premtuar se do i paguante një borxh parash. Makina ku ndodhej i riu shpërtheu në flakë pas devijimit nga rruga më 11 Shkurt në Leicester.
Makina po përndiqej nga dy të tjera, me shpejtësi prej 160km/h përpara përplasjes fatale. Në një thirrje telefonike, dëgjohet Hussain duke iu lutur shërbimeve të emergjencës: “Janë pas nesh. Po godasin pjesën e pasme të makinës me shpejtësi. Ju përgjërohem, do vdes”. I riu ulëriti përpara se të dëgjohej një goditje e fuqishme.
Policia pa një trup që varej nga sedilja e pasagjerit, por nxehtësia e flakëve nuk i lejonte të afroheshin. Pasi zjarrfikësit shuan flakët, dy të rinjtë mund të identifikoheshin vetëm nga të dhënat dentare.
Ansreen dhe Mahek Bukhari nga Staffordshire, mohojnë vrasjen. Nënë e bijë u ndodhën përballë akuzave së bashku me Rekan Karwan, 28 vjeç, Raees Jamal 22, të cilët kanë rekrutuar dhe 3 persona të tjerë, si dhe shoqen e Mahek, Natasha Akhtar, 22 vjeç, e cila kishte në pronësi një prej makinave që ndiqnin të riun.
Tre gratë dhe pesë burrat mohojnë akuzat për dy vrasje teksa gjyqi vazhdon.
/a.r