Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri Jonian Shehu.
Sipas burimeve, shkak i konfliktit ka qenë zhurma që shkaktonte djali tre vjeç i autorit të plagosjes, Olsi Bllaci. Fillimisht ka qenë bashkëshortja e të plagosurit, Jonian Shehu, e cila është përfshirë në një debat me Bllacin.
Sipas saj, djali tre vjeç i familjes Bllaci shkaktonte shurmë, duke shqetësuar djalin e saj dy vjeç, i cili ishte në gjumë. Më pas, gruaja është ankuar te bashkëshorti i saj Joniani, ku është shprehur se komshiu e ka ofenduar.
Në këtë moment dy burrat janë konfliktuar, ku autori ka nxjerr armën e zjarrit tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje dhe ka qëlluar me dy plumba komshiun. Plumbat e kapën një në bark dhe një në këmbë.
Shehu ndodhet i shtruar te Spitali i Traumës jashtë rrezikut për jetën. Autori menjëherë është arratisur nga banesa, teksa është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.
/s.f