Policia e Shtetit ka vijuar edhe gjatë fundjavës aksionin “Plan masash” për rritjen e sigurisë në vend, dhe si gjatë këtyre kontrolleve janë prangosur 96 persona. Policia e Shtetit njofton se arrestimet janë bërë gjatë kontrolleve të zhvilluara në të gjitha akset rrugore nacionale, në lokalet e natës dhe ato të lojërave të fatit.
Ndërkohë që policia rrugore në të gjithë vendin ka ushtruar kontrolle të shumta duke përdorur Drager e Radar.
Kontrolle të imtësishme dhe të shumta janë zhvilluar dhe nga Policia Kufitare në Pikat e Kalimit, në kufirin jeshil e blu.
Sipas Policisë, 12 persona janë prangosur për krime ndaj personit e kundërshtim të punonjësit të policisë, për dhunë në familje; 11 persona për narkotikët, e krimin ekonomik e financiar; 10 persona për vjedhje, ndërtim pa leje e për vjedhje të energjisë elektrike.