Dënim maksimal për një burrë në Turqi. Hakan Aysal, 40-vjeçari që shtyu gruan e tij dhe e hodhi nga shkëmbi për të fituar sigurimin e jetës, është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim të përjetshëm. Në seancën e zhvilluar, Aysal fillimisht e mohoi vrasjen, por pasi u shpall fajtor, u dorëzua dhe e pranoi. Ai pretendoi përmes avoaktit të tij se kishte probleme të shëndetit mendor, por gjykata ia rrëzoi këtë version duke qenë se u ishtë nënshtruar më herët të gjitha testeve.
Aysal e afroi gruan e tij, Semra, 32 vjeçe dhe shtatë muajshe shtatëzënë pranë një shkëmbi të lartë 1000 metra në Luginën e Butterfly, 10 milje në jug të Fethiye, Turqi, në qershor 2018, me pretendimin se do të bënte një foto-selfie. Por, ai e shtyu dhe e hodhi nga shkëmbi. Dyshimet lindën në momentin që vetëm pak ditë pasi Semra kishte ndërruar jetë, Aysal pretendoi të merrte sigurimin e jetës së bashkëshortes së tij.
Gjatë gjyqit, dëshmitarët treguan se si 40-vjeçari ishte mjaft i qetëe nuk dukej si një bashkëshort që sapo kishte humbur gruan shtatzënë. Një prej tyre, Sait Erturk, një shofer kalimtar në momentin e tragjedisë, tha se kishte zbritur nga mjeti në momentin që Aysal ia kishte bërë me dorë dhe e kishte ndihmuar të kërkonte trupin e gruas, por nuk kishte parë të njëjtin shqetësim nga ana e vetë Aysal.
“Unë isha duke ecur me makinë atje dhe kur pashë se dikush po më bënte me dorë, ndalova. Hakan erdhi dhe tha se gruaja e tij kishte rënë nga shkëmbi. Ne dolëm menjëherë dhe filluam ta kërkonim, por nuk mund ta shihnim se ku kishte rënë ajo. Ne u përpoqëm t’i afroheshim skajit për një pamje më të mirë. Hakan nuk erdhi me ne atje poshtë. Aty qëndruam derisa erdhi xhandarmëria. Hakan ishte shumë i qetë. Ai nuk po sillej si një burrë, gruaja e të cilit sapo kishte rënë nga një shkëmb,”- tha ai.
Prova më bindëse ishte filmimi i momentit tragjik nga një vajzë që po filmonte pamjen bashkë me të atin.
Recep Sahin, vajza e të cilit kapi momentet e fundit të Sermës në majë të shkëmbit përpara se të vdiste, tha:
“Vajza ime po filmonte pamjen me telefonin tim dhe çifti Aysal zbriti nga shpati në atë moment. Ne madje po bënim shaka: “Ose ky burrë do ta hedhë gruan ose gruaja do ta hedhë burrin”.
/a.r