Jozefina Topalli e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, mes tjerash foli edhe për pozitat e saj brenda Partisë Demokratike dhe përse qëndron më e tërhequr.
Ajo u shpreh se ka zgjedhur që të mos jetë më në pjesën vizive, duke u fokusuar në organizim.
Për Topallin, hapja e partisë është proces, dhe se PD po përpiqet që të rikuperohet.
Unë nuk kam qenë vizive. Pjesa tjetër, nuk ndryshon njeriu.
Hapja e partisë është proces. Ju doni opozitë të fuqishme, me figura të reja, me autoritete morale. Është e natyrshme.
Mendon se kjo arrihet për një vit? Lëri kohën e duhur. Janë tre fushë beteja. Struktura, protestat, primaret.
Më erdhi në zyrë kur isha Kryetare Kuvendi, kryetarja e Dhomës së Lordëve. Unë po i flisja për demokracinë shqiptare. Ajo kishte filluar jetën politike 20 vjeç. Pas më dëgjoi me respekt, më tha kemi 1 mijë vjet demokraci. Në këto 1 mijë vjet, sa koka mbretërish janë prerë?
Ne pretendojmë që për 30 vjet të bëjmë gjithçka. Po përpiqemi të rekuperojmë.
/a.r