Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN tv, Jozefina Topalli, foli mes tjerash edhe për procesin e primareve në PD, për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Ajo vlerësoi se primaret janë ushtrim demokracie, porse shprehu dyshime nëse ato do të nxjerrin kandidatët më të mirë nga to.
PD, hiq pjesën kur drejtohej nga Basha, kandidatët përcaktoheshin duke marrë mendime nga baza, nga kryesia, etj. Kjo është një mënyrë e re.
Është ushtrim demokracie. Nuk jam e sigurte a do të dalë produkti më i mirë, por njeriu nuk ka pse mos të guxojë. Mendoj se ndoshta duhet të kishte disa kritere.
Për shembull nëse do të punosh në administratë, kërkohet CV, etj. Por, është ushtrim demokracie i mirë.
Ne kemi qëllim të marrim bashki, sepse jemi me zero. Uroj që primaret të ecin paralelisht me këtë qëllim.
Po të më pyesësh për institucionin e Presidentit mendoj se duhet të jetë politik. Për kryetarin e Bashkisë, duhet person me aftësi menaxhuese.