Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur pasditen e së enjtes në një qendër tregtare në Milano. Një person qëlloi me thikë qytetarët duke lënë 5 të plagosur, mes të cilëve edhe Pablo Mari, mbrojtësi spanjoll i Monzës.
Mediat italiane raportojnë se një 46-vjeçar me probleme psikike ka sulmuar me thikë disa persona. Pasi u dërguan në spital, një prej të plagosurve mësohet se ka ndërruar jetë. Ndërkohë, mbrojtësi, i cili në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Arsenalit, është në gjendje të qëndrueshme.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e agresorit, i cili ka rezultuar të ishte një person me probleme mendore.
/a.r