Sikurse Lulzim Basha në librin e tij “Misioni im”, edhe Ilir Meta shprehet se e ka sfiduar diktaturën.
Në studion e Opinion, Ilir Meta deklaroi mbrëmjen e kësaj të enjteje se Sigurimi i Shtetit ka dashur ta bëjë bashkëpunëtor, por ka dështuar.
“Kishim një Ilir Metaj në klasë, babai i tij ishte drejtor i sigurimit të Tiranës. Ai vinte te shtëpia e ime dhe unë shkoja te shtëpia e tij. Sigurimi ka dashur të më bëjë dhe bashkëpunëtor, kjo gjë nuk ka ndodhur. Ka futur provokatorë dhe ka dështuar. Unë nuk kam pranuar të bëhem as anëtar i Partisë të Punës”.
/a.r