Juristi Kreshnik Spahiu, komentoi deklaratën e ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar në lidhje me kreun e PD-së Sali Berisha.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu tha në deklaratën e Escobar, pa një qasje ndryshe në lidhje me amnistinë fiskale, për marrëdhënien mes Berishës e PD-së si për skepticizmin e tij ndaj autoriteteve shqiptare.
Sipas tij, diplomati amerikan bëri thirrje që të hiqet dorë nga mbështetja për Berishën, pasi në këtë mënyrë PD-ja do të humbasë.
“Deklarata e Escobar kishte tre karakteristika të ndryshme nga deklaratat e tjera që kanë bërë diplomatët SHBA.
Kishte një qasje ndryshe për amnistinë fiskale, që kjo të përshtatet me një qasje të re, pra jo me 2 mln euro por me më pak.
Së dyti qëndrimi i SHBA kishte një qasje të re për marrëdhëniet me Berishën dhe PD. Ishte një mbështetje e hapur për mbështetësit brenda PD.
Për herë të parë bëri thirrje që të hiqet dorë nga mbështetja për Berishën sepse përndryshe do të jenë drejt një humbje të sigurt.
Së treti për herë të parë amerikanët shprehnin skepticizmin për autoritetet shqiptare në lidhje me këtë çështje. Bën thirrje që autoritetet shqiptare të hetonin për faktet për korrupsion në lidhje me krimin për Sali Berishën.
Kjo domethënë që deri më sot autoritetet kanë penguar iniciativën amerikane për këtë”-nënvizoi juristi.
Më tej ai theksoi se SHBA u shpreh hapur se shpallja ‘Non Grata “ e Berishës nuk është një vendim politik por ligjor.
“Kjo tregon se do të ketë një plan B të SHBA-së në raport me Berishën dhe PD”- përfundoi Spahiu./m.j