Dy Hallexhinj që kërkojnë të shpëtojnë njëri-tjetrin’. Ky ishte konkluzioni i arritur i ish deputetit demokrat, Astrit Patozi për marrëveshjen e sotme në një tokë neutrale të ish kreut të qeverisë Berisha dhe ish kreut të shtetit Meta.
I ftuar në studion e ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga dhe analisti Lorenc Vangjeli, Patozi e cilësoi si një ‘orkestër opozite’ me dy juri, në përpjekje për të qenë protagonistët e kundërshtarëve të mazhorancës.
Megjithëse nuk i konsideron si kundërshtarë politikë, Patozi tha se dyshja me ‘paktin’ opozitar janë më pak sesa gjysma e opozitës.
Një bilanc të tillë e pa edhe analisti Lorenc Vangjeli edhe pse bashkimi në vetvete bën fuqinë, analisti tha se sërish ata nuk janë alternativë për të qeverisur. Vangjeli vijoi më tej duke ‘ç’koduar’ edhe strategjinë e Berishës dhe Metës, ku njëri tenton të rrisë partinë e ndërsa tjetri, pra Berisha me një parti të përçarë të trembë vetminë që e ka kapluar.
‘Meta tenton të marrë shifrat, pra të rrisë partinë e tij. Ndërkohë që Berisha me Metën synon të trembë vetminë e tij. Nëse deri dje me 1001 halle dhe siklete në 2017 apo 2021 ne kishim një alternativë por s’kishim opozitë, kësaj radhe ne kemi opozitë, por që sërish për 1001 halle e arsye e ka të pamundur të shndërrohet në alternativë për pushtet. ’- tha Vangjeli.
‘Kjo kohë u zgjodh që të gjithë të ndajnë mendjen që ose të futen dhe të kënaq juri Berishën e Metën dhe të gjithë të tjerët ose duhet të dalin më vetë, ose duhet të ulin kokën dhe të futen në këtë rresht.
Dhe kjo gjë pastaj, ata e kanë menduar vetë, por unë mendoj se është e gabuar unë iu uroj suksese gjithsesi. Mua s’më lidh asgjë me ta, ama ata nuk janë kundërshtarët e mi. Këtu problemi sipas meje se Berisha dhe Meta sado kanë pretë dimë janë më pak se gjysma e opozitës.’- tha Patozi.
Nga ana tjetër, lidhur me kombinimin e gëzueshëm gjatë marrëveshjes, Patozi u shpreh se nuk e sheh në këtë formë. Për të, Berisha dhe Meta janë të detyruar të bëjnë sikur janë mirë pasi janë hallexhinj.
‘Dëgjova atë që tha në politikë nuk ka interesa personale… Meta dhe Berisha dukeshin të qeshur thatë ju, kjo s’është e vërtetë. Të paktën për Metën kjo gjë nuk funksionon, unë pashë dje një Metë të shpërfytyruar. Dje Meta ishte dhe me rëndë sesa kur bëri ato deklaratat me Malin me Gropa. Meta s’është i qetë, ashtu sikurse dhe Berisha, se janë hallexhinj. Them që ata janë detyruar të bëjnë sikur ndihen mirë.’– tha Patozi.
Lidhur me hapjen e dosjeve, ish deputeti i demokrat u shpreh se sipas tij mazhoranca e përdori për çështje politike ndërsa bën përgjegjës për gjithë këtë rrëmujë janë Berisha Meta dhe Rama.
‘Jam pak skeptik për përfshirjen e Metës me spiunimin sepse do ishte e trishtë që një person i tillë që ka prekur ccdo gjë të pushtetit të jetë pjesë e ish sigurimit të shtetit. Meta është autori i ekzekutimit të tyre, me ndihmën e Metës Berisha u mori partinë atyre. Për shkak të Berishës ju gjet në ditë të hallit atij. Kaq e thjeshtë është Shqipëria. Kujt i flasin këta për transparencë, abuzuesit më të mëdhenj të dosjeve janë po këta të tre. S’po e përmend Bashën, megjithëse dhe ai ka rol. Sepse unë i kam kërkuar një gjë Metës sepse kam dashur lustracioni njëlloj si opozita e kohës. Transparenca duhet të niste nga parlamenti. Basha si kryetar s’mbajti qëndrim në atë kohë. Ai s’ka qenë i interesuar që ajo çështje të zbardhej.Në këtë moment u shfrytëzua politikisht’- tha Patozi.
Presionet e ndërkombëtarëve Patozi nuk i shikon si problematikë, por sesi nuk kanë asnjë fymëzim në publik.
‘Unë mendoj se s’kanë presion ndërkombëtar, se shoh aq të ashpër. Problemi që ata kanë është se ata nuk janë frymëzues, s’po bashkon dot partinë e tij. Ata të dy s’janë në fair play. Atë e dëmton më shumë vullneti i Ilir Metës së do bashkitë sesa këta të AliBashës nuk po pranojë bashkimin.’- vijoi Patozi.
/e.d