Mjekët dhe infermierët janë ndër kryesorët që po largohen dhe që në vite, janë larguar nga Shqipëria. Dhe jo vetëm, edhe vendet e tjera të rajonit kanë një problem të ngjashëm. Pse kjo kategori, që konsiderohet ndër më elitaret, zgjedh të emigrojë?
Përgjigje kësaj pyetjeje i dha në A2 Business mjeku shqiptar Laidon Shapo, i cili punon në Londër. Ai u shpreh se ky është një fenomen shqiptar dhe pagesa është vetëm maja e “ajsbergut”.
“Ky nuk është fenomen shqiptar apo nga Ballkani. Gjermania është duke mbledhur pjesën dërrmuese të mjekëve të rinj.
Paraja realizon kënaqësinë fillestare sepse pas saj vihen në rresht shumë të tjera. Një e ardhme më e mirë për familjen. Mundësi më të mëdha për të ecur përpara në tregun e punës. Për mua kjo nuk është shumë e rëndësishme pasi mjekët largohen nga Italia, Spanja apo vende të tjera. Kjo nuk u ndodh vetëm shqiptarëve”, u shpreh mjeku shqiptar.
/a.r