Si sot një vit më parë treshja, Einxhel Shkira, Beatrix Ramosaj dhe Sarah Berisha u bënë pjesë e formatit “Big Brother Vip”.
E ta dinin vajzat se pikërisht ajo eksperiencë do të ndryshonte kaq shumë gjëra në jetët e tyre! Këtë moment e ka kujtuar Sarah, e cila ka ndarë një imazh nga një faqe Instagrami, e cila në një dedikim të saj ka vendosur foton e tyre natën e parë që u bënë pjesë e reality-show-t. Blogerja ka zgjedhur të vendosë vetëm disa zemra, si mbishkrim të kësaj story.
Mirëpo Einxhel ka publikuar një postim në “Instagram” së fundmi, ku ka kujtuar rrugëtimin e saj në BBV.
Ajo ka publikuar foto dhe ka shkruar se do t’i përgjigjet sonte pyetjeve të ndjekësve të saj lidhur me eksperiencën e moderatores në BBV.
“Një vit që nga BBVA. Dita që do e mbaj mend gjithmonë jo vetëm për eksperiencën më të çmendur që po nisja, por edhe si dita që asgjë nuk do ishte më si më parë…E fal Zotit gjithçka ndryshoi për mirë në jetën time dhe kisha besimin e fortë që pavarësisht vështirësisë që do hasja, Unë do ia dilja. Sonte Live në YouTube për përgjigjet e “1 vit BigBrotherVipAlbania”, shkruan moderatorja.
Mirëpo së fundmi ka reaguar edhe Beatrix. Kënëgtarja ka publikuar një Instastory, ku me shumë pak rreshta përshkruan se si ishte eksperienca e saj brenda BBV.