Prokuroria kerkon 35 vite burg per vrasjen e vëllezërve Bilali, Gjykata e Shkodrës e denon vetem me 7 vite
Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 7 vite burg të pandehurin Arsen Stojku, i akuzuar për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali disa vite më parë. Për këtë të pandehur, organi i akuzës kishte kërkuar dënimin me 35 vite burg, mirëpo trupa gjykuese ka dhënë një vendim më të ulët nga ai i kërkuar.
Arsen Stojku dyshohet si bashkëpunëtor i shtetasit Ibrahim Lici në vrasjen e dy vëllezërve shkodranë, ngjarje e cila ka tronditur vendin në atë kohë.
Vendimi i dhënë ndaj Stojkut, është ankimuar në Gjykatën e Apelit, nga Prokuroria e Shkallës së Parë Shkodër.
Kujtojmë që Astrit dhe Brahim Bilali u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi në derën e shtëpisë, në vitin 2019. Ndaj tyre janë derdhur dhjetëra plumba, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kiras”.
Vellezerit Bilali kanë qenë të njohur për sportin e hipizmit.
/e.d