Zv. ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçi është liruar nga detyra me vendimi të qeverisë.
Vendimi është marrë sot, me firmë të kryeministrit Edi Rama, ndërsa arsyet e lirimit nga detyra nuk janë bërë të ditura.
Ndërkohë në postin e zëvendësministrit të Bujqësisë është emëruar Arian Jaupllari.
V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Ermira Gjeçi, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Arian Jaupllari emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
/e.d