Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, u shpreh i gatshëm për të dorëzuar mandatin e deputetit dhe për të garuar në zgjedhjet e ardhshme lokale në bashkinë e Kamzës, nëse nuk do të gjendet një kandidat që garanton fitoren e opozitës.
Gjatë një interviste të dhënë për Ora News këtë të mërkurë, Mziu nuk hezitoi të fshehte dhe pendesën për bojkotin e zgjedhjeve lokale në vitin 2019, duke ia lënë të gjitha bashkitë maxhorancës.
Ai tha se nëse nuk ka një kandidat që garanton fitoren e bashkisë së Kamzës ai vetë do të heqë dorë nga mandati i deputetit për të garuar.
Mziu: Pengu im në këto 32 vite ka qenë viti 2019 sepse gjithë ato kryetarë bashkie që kanë fituar në 2015 kanë qenë vërtetë heronj, dhe që ta lesh mandatin sikurse e lamë në 2019 ishte skandaloze. Mbase duhet ta kishim vazhduar sepse qytetet tashmë nuk do të ishin në dorë të Ramës.
Unë jam i fokusuar në qarkun e Dibrës sepse është ndër qarqet më të diskriminuara nga Rilindja të vendit. Do të mundohem të jap maksimumin tim. Unë jam një ndër themeluesit e qytetit të Kamzës, nëse vërtetë nuk do të ketë një kandidat që garanton fitoren e opozitës, unë do të lë mandatin e deputetit për ta mbajtur Kamzën në kampin blu. Garantoj fitoren edhe përballë Ramës.
/e.d