Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkeled Alibeaj bëri sot publikë dy kandidatët e kësaj force politike për pozicionin e Avokatit të Popullit. Ata janë Ledio Braho dhe Dorian Gjonmarkaj. Braho me profesion avokat aktualisht mban pozicionin e Anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve. Kurse, Gjonmarkaj është në pozitat e këshilltarit ligjor të nënkryetarit të Kuvendit, Agron Gjekmarkaj dhe njihet si një nga njerëzit më të afërt të Enkelejd Alibeajt.
Mes të dyve, Alibeaj tha se grupi parlamentar e ka një të preferuar. Ndërsa komentonte këto zhvillime të fundit nga selia blu, deputeti i Partisë Socialiste Toni Gogu i ftuar në “Radari Informativ” në ABC u shpreh se qeveria ka vendosur që t’i marrë me shumë seriozitet të dyja kandidaturat.
Kurse, i pyetur rreth paralajmërimit që Sali Berisha bëri sot për “protestën më të madhe kombëtare që ka parë Shqipëria,” deputeti socialist tha se për PS kjo është një gjë e zakonshme. Sipas Gogut, shqiptarët e kanë treguar se mes Metës dhe Berishës, kanë zgjedhur alternativën që është në fuqi.
“Për në si PS, kjo është një e zakonshme. E kanë treguar në beteja të kaluara politike, jemi përballur me dy zotërinjtë dhe shqiptarët kanë zgjedhur ne. Meta e Berisha ishin në mashat e kukullës, tani kanë dalë në skenë. Kemi nja tre muaj që dëgjojmë për protesta.”
Por a e ka nisur PS, fushatën për zgjedhjet lokale përpara kohe sepse i druhet “aksionit” që Meta e Berisha mund të marrin? Gogu thotë se ky nuk është rasti. Sipas tij, kryeministri Edi Rama, me anë të takimeve që po bën me qytetarët në bashki në ndryshme, po menaxhon krizën. Por, pse jo, po analizohet edhe puna e bërë deri më tani nga kryebashkiakët aktuale.
I pyetur nëse do të ketë “prerje” mes drejtuesve aktualë të qyteteve, deputeti socialist tha se po shihen reagimet e qytetarëve.
“Do të shihet se ku ka mediokritet dhe ku ka njerëz që e kanë bërë punën mirë.”
/e.d