Në përfundim të intervistës së dhënë sot në emisionin “Në Shënjestër”, ambasadori britanik Alastair King-Smith, dha një mesazh për shqiptarët, në gjuhën shqip.
Ai tha se është privilegj të jetë në Shqipëri dhe se është i lumtur për mundësinë për marrëdhënie më të forta mes dy shteteve.
“Faleminderit shumë! Vetëm se është një privilegj të jem në Shqipëri, dhe jam i lumtur që kemi një oportunitet për marrëdhënie me të forta dhe shpresoj se mund të bashkëpunojmë shumë fort për një të ardhme të mirë për shqiptarët dhe britanikët”, tha ai në gjuhën shqipe.
/e.d