Grida Duma zhvilloi bashkëbisedim me banorët, fermerët, tregtarët e pensionistët në Përrenjas. Sipas PD, ata folën hapur për shqetësimet e tyre, “edhe pse frika e pushtetit ishte evidente, qytetarët u ankuan për keq qeverisjen qendrore dhe lokale”.
“Komuniteti përjeton papunësi të madhe, varfëri ekstreme, humbjen e besimit dhe shpresës, si dhe frika që përcjellin institucionet çdo ditë tek njerëzit, te largimet masive nga puna, tek familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, tek bizneset dhe çdo fushë e jetës”, thuhet në njoftimin e PD.
Grida Duma bashkëbisedoi me qytetarët tha se një ndër prioritetet e qeverisë demokratike do të jetë dhe fshati dhe bujqësia, për të nxjerrë vendin nga kriza dhe qytetaret nga varfëria.
BW