Ndryshimet për ligjin e Dosjeve, a janë një kurth për nxjerrjen e Metës nga politika apo qëllim për të hapur Dosjet?! Kjo është pyetja e shtuar mbrëmjen e sotme në “Open”, të cilës avokati Spartak Ngjela iu përgjigj duke thënë se hapja e Dosjeve është bërë me vonesë dhe se duhej të ishte bërë më parë.
Ai thotë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, dhe se e vërteta duhet të dalë në dritë.
Nga ana tjetër, ai thotë se Dosjet nuk janë zhdukur dhe se mendon se ato ruhen jashtë. Ngjela shkon më tej kur thotë se mendon se ky ndryshim për ligjin e Dosjeve, mund të jetë kërkesë “nga aleati jonë”.
Spartak Ngjela: Ligji ka dalë me dy të tretat e votave, pra është ligj kushtetues, dhe nuk flet dot kush kundër tij. Nëse është kurth, unë se kuptoj se ligji nuk ka emra. Përmirëson një ligj që nuk ka qenë i plotë, që është përdorur politikisht për diktaturë. Pasi i hoqi disa presidenti i 1992, i mori kukulla. Momentet kur dalin kukullat, vendoset diktaturë.
Mua më erdhi Pashkoja, zv/kryeministër, dhe tha që na kërkon ai aleati i madh dosjet e sigurimit, kështu që këta janë lodhur kot që kanë zhdukur dosjet, se ato janë andej, prandaj po vinë këtu. E vërteta nuk krijon kurth, por ka raste që nuk shprehet. Pra nëse nuk është e vërtetë fiton Meta, po është e vërtetë ikën Meta.
Firma është e pamundur të falsifikohet. Le të dalë ligji, kë kapi të ikë, por ajo që më ka bezdisur është që ka dalë vonë. Ne duhej t’i kishim mbyllur këto hesape. Pse rikthehet? S’ma ha mendja që të jetë vetëm kërkesë e politikës shqiptare. Mund të jetë e aleatit tonë, do të shikojmë si do venë çështjet, por që dosjet nuk janë zhdukur, ua thash, dhe kam përshtypjen që nuk janë sa i përket gjetjes së të vërtetës është në dorë të atij personi që do dalë që mund të ketë implikuar.
/e.d