Këngëtarja Rita Ora dhe partneri i saj, regjisori Taika Waititi do të prezantojnë së bashku “MTV European Music Awards 2022”.
Ndarja e çmimeve prestigjioze do të zhvillohet më 13 nëntor në Dusseldorf, ndërsa lajmi ne ka bërë të ditur vvetë artistja shqiptare.
“Jemi të entuziazmuar të jemi prezantues në MTV EMA të këtij viti dhe të festojmë muzikantët dhe performancat më të mira nga e gjithë bota. Mezi presim ta ndajmë mbrëmjen me të gjithë këta artistë të talentuar”.’-ka thënë Rita.
Ajo vijoi më tej duke thënë se veçantia e madhe është fakti se ajo do të ndajë skenën me Taika-n.
“Jam e emocionuar që jam rikthyer si prezantuese dhe ndarja e skenës me Taikan e bën atë edhe më të veçantë. Ne i kemi të gjitha në EMA të këtij viti, surpriza, argëtim, modë, komedi dhe mbi të gjitha muzikë fantastike. Mezi pres që publiku të ndajë këto momente me ne”.
/e.d