Shkrimtari dhe diplomati Pëllumb Kulla thotë se ligji i dosjeve i miratuar pak ditë më parë nga Kuvendi është tepër i vonuar në raport me shtete të tjera që kanë qenë në të njëjtat kushte para 30 vjetësh dhe e kanë bërë me kohë ligjin.
Në një intervistë për Euronews Albana Kulla u shpreh se dosjet nuk janë hapur qëllimisht prej atyre që kanë qenë në pushtet pasi u duheshin për të qeverisur.
Sipas Kullës, PD duhet ta kishte me kohë ligjin e dosjeve ndërsa të majtët edhe pse me vonesë duhen përgëzuar që e miratuan një ligj të tillë.
“Derisa iu deshën dosjet sigurimit, pushtetarëve për të bërë qeverisjen i mbajtën dhe tani dalin në shesh. Xhelatët janë ata që njihen dhe mund të ishin marrë masa, dhe demokratë duhet të pyeten pse nuk e kanë bërë ata ligjin e dosjeve?
Unë kam bindjen e plotë se nuk jemi ndarë ende nga e kaluara, jemi në një situatë që e kemi të vështirë të ndahemi nga mëkatet tona.
Kjo është keqpërdorur nga të dyja palët politike. Madje duhen përgëzuar ata që e morën iniciativën këtë radhë, por mund të ishte bërë më herët edhe prej tyre”, tha Kulla./m.j