Prostitucioni është kthyer në një fenomen mjaft të rrezikshëm por edhe shumë shqetësues në Shqipëri, aq më tepër kur ky fenomen tashmë po ndodh në zonat e banuara.
Para në këmbim të seksit, dhe pjesa tjetër është “free”, pasi në vend të hotelit shërben bari në lulishten pranë kompleksit.
Kështu që çdo natë banorët e asaj zone janë të detyruar që ta bëjnë gjumin me frikë, por edhe shpesh mos flenë fare për shkak të zhurmave që vijnë nga jashtë, herë nga “kënaqësia” e herë nga konsumimi i lëndëve narkotike dhe atyre alkoolike.
Zonja ka denoncuar me pamje se çfarë ndodh brenda lulishtes, ku shihen prezervativë të hedhur përtokë, por edhe mbeturina të tjera që lihen nga punonjëset e seksit dhe klientët e tyre.
Ajo ka kërkuar ndihmë publike, që jo vetëm familja e saj por të gjithë banorët e zonës të shpëtojnë nga kjo ngjarje e shëmtuar që po ndodh rreth zonës ku ata jetojnë, pasi frika për fëmijët por edhe për jetën është shumë e madhe, pasi është mjaft e vështirë që një vajzë apo grua që kthehet nga puna në orët e vona të natës, të kalojë pa u ngacmuar apo edhe të bjerë pre e ndonjë sulmi seksual ndërsa është duke shkuar për në shtëpi.
/e.d